Google ADS

Pse e refuzoi Lionel Messi kontratën e re?

19:59 | 5 Maj 2017
Arbresh Info

Kanë mbetur vetëm edhe 18 muaj në marrëveshjen aktuale të Lionel Messit me Barcelonën, por a janë ata të shqetësuar me këtë? Sigurisht se përgjigjja është “jo”.

Messi ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë qëndrimin në ‘Camp Nou’, por procedura deri nënshkrimin e kontratës së re është duke marrë kohë, transmeton portali arbresh.info. Babai i tij, Jorge, ka qenë në bisedime me Barcelonën për një kohë të gjatë deri tani dhe javën e kaluar, Guillem Balague pretendoi se negociatat ishin duke shkuar mirë.

“Babai i Messit është takuar me përfaqësuesit e Barcelonës të premten e kaluar”, tha eksperti i futbollit spanjoll për ‘Sky Sports’. “Ata i kanë thënë njëri-tjetrit se nuk i diskutojnë këto gjëra me dikë tjetër”

“Të dy palët vetëm thonë “nuk flasim”, gjë që do të thotë se ne nuk e dimë se si janë duke shkuar gjërat. Mesazhi që vjen nga klubi dhe ana e Messit është duke shkuar mirë”

“Kur do të nënshkruhet? Ne nuk e dimë ende. Gjërat janë duke shkuar mirë”.

Një detaj i ri është shfaqur rreth marrëveshjes së re të Lionel Messit në Barcelonës, por sipas gazetës spanjolle ‘AS’, reprezentuesi argjentinas ka refuzuar ofertën e tyre fillestare. Por pse? Arsyeja besohet të jetë paga për sezon prej 30-35 milionë euro.

AS‘ raporton se Messi dëshiron më shumë të holla se Neymar dhe Luis Suarez, të cilët nënshkruan kontrata luksoze në fund të vitit të kaluar, në tetor dhe respektivisht në dhjetor. Megjithatë, Messi vështirë se mund të fajësohet për shifrën e të hollave që kërkon duke marrë parasysh sezonin tjetër fenomenal, veçanërisht nga numri i golave në front.

Brenda 46 ndeshjeve te Barcelona, Messi ka shënuar 48 gola si dhe ka krijuar 11 asistime.

Humbja e tij do të ishte e tmerrshme për skuadrën e Luis Enriques, por në fillim të këtij viti, Suarez ka qartësuar gjërat duke thënë se nuk duhet shqetësuar aspak rreth kësaj.

“Thashetheme të tilla janë krijuar nga mediat”, kishte thënë Suarez për ‘beIN Sports’./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme