Diego Maradona është parë në çdo ndeshje të Argjentinë në Rusi deri tani dhe është duke u paguar vetëm për pjesëmarrje.
Fituesi i Kampionatit Botëror 1986 ka përjetuar momente të ndryshme në tribuna gjatë këtij turneu, madje është parë edhe duke bërë gjeste raciste ndaj tifozëve, transmeton portali arbresh.info.Por, FIFA është duke e paguar atë me nga 10 mijë funta për çdo ndeshje në të cilën legjenda e Argjentinës merr pjesë, gjë që ndodhë pasi është pjesë e skemës së legjendave të presidentit Gianni Infantino, të paktën kështu raporton ‘DailyMail’.
Ish sekretari i përgjithshëm i UEFA-së dëshiron të paktën nga një ish superyll nga çdo kombëtare në Kampionatin Botëror për të ofruar një rol ambasadori në ndeshjet e vendit të tij.Koncepti është i përzier me të kaluarën dhe të tashmen, por kjo bëhet me shpresën që ekspozimi i tyre të paguaj çekin e të hollave që dhurohet për ata, ndërkohë që ata kanë të paguar udhëtimin dhe akomodimin.
Siç duket Maradona është duke plotësuar këtë kuotë pasi është bërë një figurë qesharake dhe mjaftë e diskutuar./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...