Real Madridi e dëshironte me çdo kusht mesfushorin francez, Paul Pogba, por ai në fund vendosi për Manchester United.
Ish ylli i Juventusit ishte i kërkuar nga të dy klubet gjatë verës të vitit 2016.
United arriti ta fitonte garën për Pogba, dhe e rikthyen në skuadër për shumën e 89 milionë eurove.
Pogba të martën bëri të ditur se ai kishte refuzuar gjigantin spanjoll dhe se zemra e tij kishte zgjedhur Manchester United.
“Të bëhem i sinqert, Reali më kërkonte dhe unë isha duke menduar që të ju bashkohesha, por isha duke menduar që të shkoja edhe në Manchester United”, tha Pogba për Beyond the Pitch.
“Por, unë gjithmonë e kam ndjerë në zemrën time, zemra më tregoi që të kthehesha në Manchester United. Nuk e di pse, nuk e dija se çfarë po ndodhte, por në fund e bëra, dhe nuk jam pishman. Unë kurrë nuk jam pisham me vendimet e mija”, përfundoi francezi.
Por, sipas gazetës spanjolle “Don Balon” qendërmbrojtësi i Realit dhe bashkëlojtari i tij në Francë, ka thënë se Ronaldo ka gisht në mos transferimin e Pogbas në Bernabeu, transmeton arbresh.info.
Ish sulmuesi i Manchester United, Ronaldo, besohet se ai e kishte ndaluar presidentin e Realit, Florentino Perez, që ta transferonte Pogban në Santiago Bernabeu.
Kjo për shkak se Ronaldo kërkon që vetëm ai të jetë superylli i skuadrës.
Reprezentuesi portugez fitoi për herë të pestë ‘Topin e Artë’ gjatë këtij muaji, duke u barazuar me Lionel Messi.
Dhe ai e synon edhe të gjashtin sezonin e ardhshëm, ai do të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
“Don Balon” shton se Varane iu ka treguar miqëve të tij se Ronaldo nuk dëshiron askush që t’ia merr vëmendjen në Real.
Edhe pse Pogba është një mesfushor dhe jo një sulmues, siç duket 32 vjeçari nuk do të ndihej mirë me yllin e United në të njëjtën skuadër. /arbresh.info/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...