Miliarderi amerikan, Dan Friedkin, pronar i AS Roma, ka arritur një marrëveshje për blerjen e Evertonit nga Farhad Moshiri, i cili ishte edhe aksionari më i madh në klub.
Aksionari më i madh i Evertonit po kërkonte të shiste pjesën e tij për një kohë të gjatë. Më herët gjatë këtij viti, Moshiri kishte arritur një marrëveshje me “777 Partners”, por marrëveshja kishte dështuar.
Pronari i Romës, Friedkin edhe më herët ishte raportuar se ishte i interesuar për klubin anglez, por që gjatë korrikut i kishte mohuar këtë zëra.
Megjithatë, duket se pronari i Romës e ka ndryshuar mendjen dhe tashmë zyrtarisht kanë rënë në ujdi për të blerë aksionet e mbajtura nga kompania “Blue Heaven Holdings” e drejtuar nga Moshiri.
“The Friedkin Group” (pronarët e rinj) do të trashëgojnë një borxh të madh prej 200 milionë funtesh, të cilat duhet t’ia paguajnë “777 Partners”.
Sipas “The Athletic”, borxhi në total i Evertonit kap shifrën e 600 milionë funtesh.
Evertoni kishte marrë hua 200 milionë funte më herët nga “Friedkin Group”, mirëpo ky borxh është futur si pjesë e marrëveshjes mes dy palëve. Borxhi s’do të paguhet por do të mbetet si kapital për klubin anglez, që do t’i ndihmojë për të “hequr qafe” një pjesë të madhe të borxhit që klubi ka.
Tifozët e Evertonit do të jenë të kënaqur që kjo sagë e ndërrimit të pronësisë ka marrë fund, derisa shpresojnë që kjo do të jetë një pikë kthese për klubin, i cili po kalon në një formë të tmerrshme këtë fillimsezon në elitën e futbollit anglez.
Evertoni ka vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e para këtë sezon në Premier League.
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...