Pronari i Nottingahm Forestit infektohet me coronaviusi – tifozët e klubit të frikësuar shkaku i selfieve që bënë me të

14:05 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Pronari i Nottingahm Forestit, Evangelos Marinakis ka njoftuar se ai është infektuar me coronaviurs.

Në një njoftim, pronari grek ka thënë se ai ndihet mirë dhe po ndjekë këshillat e mjekëve, pas prekjes nga virusi vdekjeprurës.

“Virusi aktual më ka ‘vizituar’ edhe mua dhe ndihem i obliguar që të njoftoj publikun”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

“Ndihem mirë, derisa po marrë trajtimet e nevojshme dhe po ndjek këshillat e mjekëve. I këshillojë të gjithë qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë. Ju uroj të gjithëve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai më tej.

52-vjeçari gjithashtu ka nën pronësi edhe klubin Olympiacos, gjersa tifozët janë të frikësuar shkaku i selfieve që kanë bërë kohëve të fundit me të. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

#Marinakis #HealthStatement #Message

A post shared by Evangelos Marinakis (@evangelos.marinakis) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme