Pronarët nga Katari janë ngopur me Neymarin – jeta si në fushë ashtu edhe jashtë saj mbetet shqetësim

08:07 | 9 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Drejtuesit e klubit janë ngopur me Neymarin, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, me sulmuesin e Paris Saint-Germain që tani po tërheq zemërimin e pronarëve të klubit nga Katari.

Ata janë lodhur nga stili i tij i jetës magjepsëse, ndryshe nga ajo e shumë sportistëve të tjerë elitarë, dhe në fushë, ata mendojnë se ai vazhdon të japë paraqitje të dobëta.

L’Equipe shkruan se drejtuesit nga Katari mendojnë se “ai preferon Parisin para PSG-së” dhe raportimet e mediave franceze të premten zbulojnë nivelin e tërbimit të drejtuesve në Katar që janë aksionarët e PSG-së.

Ata mendojnë se braziliani ka kthyer shumë pak nga gjithçka që i është dhënë (në para) që kur u bë nënshkrimi më i shtrenjtë në histori. 222 milionë eurove që Barcelona futi në xhep kur PSG pagoi klauzolën e tij, duhet t’ua shtojmë edhe pagat.

Në total, gjatë pesë sezoneve, shpenzimet arrijnë në më shumë se 500 milionë euro, pasi atij iu garantuan gjithashtu një marrëveshje sponsorizimi e paguara mirë për t’u larguar nga Barcelona.

Me lidhje me Bankën Kombëtare të Katarit dhe Qatar Airways, pronarët e PSG -së kanë bërë gjithçka që është e mundur për të mbajtur Neymarin në Paris, si një nga atraksionet dhe yjet kryesore të Kupës së Botës që do të luhet atje në nëntor dhe dhjetor.

Megjithatë, performancat e tij kanë frustruar ata që kanë grumbulluar para gjatë gjithë këtyre viteve.

“Aksionarët e klubit francez mendojnë se janë mashtruar me paratë e tyre”, shkuan L’Equipe./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme