Eddie Hearn insiston se fituesi i meçit në mes të Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit duhet të përballet me Anthony Joshuan.
Amerikani duhet të mbrojë titullin WBC më 22 shkurt në Las Vegas ndaj britanikut, derisa përballja e tyre e parë kishte përfunduar me barazim në dhjetor të vitit 2018.
Joshua që ka nën pronësi titujt si WBA, WBO, IBF dhe IBO, fitoi ndaj Andy Ruizit në dhjetor të vitit të kaluar, derisa tani është i gatshëm që të përballet me fituesin e këtij rimeçi.
Hearn ka thënë se nëse Bronze Bomber ose Gypsy King e fiton duelin, atëherë duhet të përballet me AJ-n.
“Për herë të parë pajtohem me kolegun tim Frank Warren që fituesi i meçit duhet të përballet me Anthony Joshua, aty nuk ka dyshime”, ka thënë pormovuesi i Joshuas.
“Fury është një boksier shumë i talentuar dhe që po e promovon vetën ashtu siç është. Në të kaluarën ne kishim bërë oferta për të dy, kur ishin më pak të njohur, por i kishin refuzuar”.
“Ne kemi kërkuar në vazhdimësi që të ndodhë një takim i madh, e tani e kemi shansin dhe do të shohim se kush do të fitojë përballjen mes tyre”, ka shtuar më tej Hearn.
Joshua thuhet se është i gatshëm të heq dorë nga titulli WBA dhe të pres fituesin e meçit Wilder – Joshua.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik