Google ADS

Prokuroria zvicerane nis hetimet kundër presidentit të FIFA-s – Infantino

20:19 | 30 Korrik 2020
L G

Prokurorët zviceranë kanë nisur procedura penale kundër presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, për shkak të takimeve të tij sekrete me prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës.

Takimet në mes të shtetasit zviceran, Infantino dhe Prokurorit, Michael Lauber, janë realizuar më 2016 dhe 2017, teksa prokurorët zviceranë kanë qenë duke kërkuar për vepra korrupsioni në FIFA, përfshirë mënyrën sesi Rusia dhe Katari kanë fituar të drejtën për të qenë nikoqire të organizimeve për Kupën e Botës më 2018 dhe 2022 respektivisht.

Si Infantino, ashtu edhe Lauber kanë mohuar çfarëdo keqbërje, transmeton REL.

Mirëpo Stefan Keller, prokuror special, që është emëruar muajin e kaluar për të rishikuar ankesat penale kundër të dy burrave dhe të tjerëve, ka gjetur se “ka shenja për sjellje kriminale”, ka thënë autoriteti zviceran që mbikëqyr Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Në mesin e shkeljeve pontenciale përfshihen, “abuzimi i zyrës publike, shkelje e sekretit zyrtar, ndihmë në kundërvajtje dhe nxitje e këtyre veprimeve”.

Keller është thënë se është në kërkim të miratimit parlamentar për heqje të imunitetit ligjor ndaj Lauberit, ashtu që kundër tij të nisin procedurale penale.

FIFA ka selinë në qytetin zviceran, Cyrih.

Lauber ka ofruar dorëheqjen javën e kaluar, derisa dita e tij e fundit e punës do të jetë në fund të gushtit.

Infantino ishte rizgjedhur për mandatin e dytë si president i FIFA-s vitin e kaluar, me premtimet për pastrim të organizatës nga situata “toksike, gati kriminale”, gjatë kohës së paraardhësit të tij, Joseph Blatter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme