Policia e Kosovës është autorizuar nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e xhudistit kosovar, Akil Gjakova, i cili është denoncuar për dhunë në familje.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. “Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Polica e Kosovës nga Prokurori i Shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore”, ka thënë Nikçi.
Ai tha se i dyshuari nuk ka qenë i çasshëm në shtëpinë e tij.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...