Prokuroria Themelore e Prishtinë ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi i dyshuar për veprat penale të shmangies nga tatimi dhe keqpërdorim të besimit.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj.
Ndaj Ademit kishte parashtruar kallëzim penale Njësia Rajonale e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë nën dyshimet se i njëjti ka kryer veprat penale të “Shmangie nga tatimi” dhe “Keqpërdorim i besimit”.
Por prokurori i rastit Ali Hajdini ka nxjerre aktvendim për hedhje të këtij kallëzimi penale me arsyetimin se pas analizimit të natyrës, rrethanave të rastit dhe karakterit të veprës penale çështja duhet të zgjidhet përmes pezullimit të përkohshëm të procedurës.
“Prokurori ka shqyrtuat dhe analizuar në tërësi shkresat e lëndës dhe duke pasur parasysh, natyrën, rrethanat dhe karakterin e veprës penale dhe të kryersve dhe zotimin e të dyshuarve se di t’i përmbushin detyrimet, ka vlerësuar se lënda plotëson kushtet që të zgjidhet përmes Procedurës Alternative, përkatësisht të bëhet Pezullimi i Përkohshëm i Procedurës në kuptim të nenit 227 të KPP-së”, thuhet në aktvendimin për hedhje të kallëzimit penale.
Ndryshe, ndaj Ademit me 23 mars 2023 ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktim të kësaj mase.
Kujtojmë se me 15 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Agim Ademit dhe Muharrem Ramës lidhur me akuzën për detyrim në bashkëkryerje.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje