Google ADS

Prokuroria Federale kërkon dënimin e 11 klubeve italiane, Juventusi në mesin e tyre

22:51 | 1 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Prokuroria Federale pranë federatës së Futbollit në Itali, ka përfunduar hetimin për rastet e plusvalencave fiktive të klubeve dhe ka kërkuar masë administrative për 11 prej tyre, disa prej të cilëve militojnë në Serinë A.

 Juventus, Napoli, Sampdoria, Genoa, Parma, Empoli, Pro Vercelli, Pisa, Chievo, Pescara dhe Novara janë klubet që kanë shitur e blerë lojtarë me vlera shumë më të larta sesa ajo reale e tyre, në mënyrë që të ndikojnë në përmirësimin e plusvalencës.

Në një komunikatë zyrtare, Prokuroria Federale ka kërkuar masë administrative me gjobë për këto 11 klube, teksa është kërkuar gjithashtu masë edhe për plot 61 zyrtarë klubesh, përfshirë drejtues dhe administratorë.

Vlen të theksohet se rastet e plusvalencave po hetohen paralelisht edhe nga Guardia Di Finanza, që nuk ka dalë ende në një konkluzion, ndryshe nga Prokuroria Federale, që bëri të ditura rezultatet e hetimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme