Andrea Pirlo po pret ofertën e duhur për t’u rikthyer në stol. Ish-mesfushori i madh italian, drejtoi Juventusin në sezonin 2020/2021, aventura e parë si trajner profesionist.
42-vjeçari mund të përfundojë në Portugali, aty ku pëlqehet nga Benfica. Presidenti i “Shqiponjave të Lisbonës” është Rui Costa, i cili e ka pasur shok skuadre Pirlon te Milani.
Pozitat e Jorge Jesus në stolin e ekipit janë lëkundur dhe “Calciomercato” raporton se presidenti i Benficës po mendon Pirlon si pasuesin e 67-vjeçarit.
Negociata mes palëve nuk ka për momentin, ndërsa emra të tjerë që lidhen me stolin e ekipit luzitan janë Nuno Espirito Santo dhe Paulo Fonseca.
Benfica ia doli të kualifikohet në raundin e 1/8-ve në Champions League, raund në të cilin do të përballet me Ajax.
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez