Google ADS

Progni “thumbon” Llapin

21:21 | 8 Maj 2023
Orgesa Haziri

Drama ndërmjet Gerhard Prognit dhe Llapit po vazhdon.

Më herët u raportua se Progni kishte thënë se ishte larguar nga skuadra e Podujevës, por një gjë të tillë e mohoi trajneri, Tahir Batatina.

Tani ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke i shënuar gol Llapit me fanellën e Gjilanit.

36-vjeçari u transferua te skuadra e Llapit në verën e kaluar, pikërisht nga Gjilani.

Progni me Llapin ka zhvilluar 31 ndeshje ku ka shënuar katër gola e pesë asistime.

Derisa me Gjilanin ka zhvilluar 103 ndeshje duke shënuar 45 herë dhe dhuruar 13 asistime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme