Problemet financiare nuk kanë të ndalur tek Barcelona

20:14 | 13 Shtator 2023
KRG

Barcelona është duke u përballur me probleme të reja financiare pasi që një investitor kyç dështoi për të gjeneruar fonde që janë vitale për një marrëveshje, me Joan Laporta që po ashtu është përgjegjës

Pasi ranë dakord për të blerë 9.8 për qind të aksioneve në Barca Vision muajin e kaluar, kompania financiare për futboll me bazë në Frankfurt të Gjermanisë, Libero, ka dështuar për të gjeneruar fondet që janë kërkuar për ta kompletuar shitjen, shkruan The Telegraph.

Kjo situatë e lënë presidentin e Barçës Laporta në një situatë të vështirë, pasi që ai ka bërë një garanci personale në La Liga për rreth 20 milionë euro për të arritur marrëveshjen e cila ishte kruciale që Barça ta sigirojë licencën për këtë sezon nga La Liga.

Transaksionet që po bëhen janë një seri “shitjesh” apo leva financiare që nuk janë të mira – marrëveshje që kanë siguruar fonde afatshkurtra në shkëmbim te të ardhurave për të ardhmen apo shitje të filialëve të caktuara të klubit.

Deri me tani kjo strategji është parë nga shumica si një sukses me një skuadër të rifreskuar që ka sukses në fushë dhe me një rimodelim të Camp Nou që tashmë ka filluar. Dështimi i Liberos për të gjeneruar fondet e kërkuara vendos në pozitë të rrezikshme një pjesë të kësaj strategjie.

Barca do të rigrupohet këto ditë pas ndeshjeve të Kombëtareve ku do të këtë tri ndeshje brenda shtatë ditëve në stadiumin e tyre të përkohshëm, “Olímpic Lluis Companys”.

E në veçanti punë të madhe e pret Laportën dhe kontabilistët e klubit që do të shpresojnë për një start të qetë të sezonit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve pasi që dështuan t’i kalojnë grupet në dy sezonet e fundit të kësaj gare. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme