Liverpooli do ta humbas finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit për shkak se top yjet e skuadrës së tyre janë të lodhur.
Kështu mendon analisti i njohur Gabriele Marcotti që thekson se sezoni i gjatë i ka lodhur yjet e “Redsave”, transmeton portali arbresh.info. Ai beson që Mohamed Salah dhe Roberto Firmino mund të jenë dy yjet që do të kenë probleme në Kiev sonte (e shtunë).
“Mendoj se do të përfundoj 2 me 0 për Real Madridin”, ka thënë Marcotti për ‘ESPN’. “Mendoj se ata do të mbajnë portën e pastër”
“Kam shikuar në numrin e minutave që ata kanë luajtur këtë sezon. Nuk është vetëm numri i minutave, por është edhe mënyra që ata kanë luajtur brenda këtyre minutave”
“Rrallë ju mund të shikoni Salahn dhe Firmonin thjeshtë duke ecur përreth, duke u rikuperuar”
“Mendoj se janë lodhur nga Liverpooli, ky do të jetë shqetësimi im”
Real Madridi përballet me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve sonte duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Kurti takoi ministren e Letonisë, temë përvoja në fushën e s...
“Problemet e brendshme të “Qeverisë Kurti”...
Pas një dite vonesë, ekzekutohen pagat në sektorin publik
Rohde: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si...
Musliu -Shoshi kërkon futjen e Kosovës në agjendën për anëta...
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse