Probleme me stomakun për Manuel Neuer, kapitenin e Gjermanisë. Portieri i Bayern Munich nuk ka qenë pjesë e grupit të Kombëtares, që ka nisur zyrtarisht sot përgatitjet për Euro 2024.
Skuadra e Nagelsmann kërkon të performojë sa më mirë në Europianin e shtëpisë, ndërkohë që Neuer do të mungojë disa ditë.
Asgjë shqetësuese për 38-vjeçarin, i cili do të mungojë pak ditë. Siç njofton edhe trajneri i kombëtares së Gjermanisë.
“Për momentin nuk është asgjë serioze, Manuel ka një infeksion gastrointestinal. Të enjtën e pres në stërvitje”, deklaroi Nagelsmann.
Gjermania është pjesë e grupit A, aty ku do të ketë kundërshtarë Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit