Ylli i PSG-së, Neymar mund të mos jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi dje shkëmbeu fanellën pas fitores ndaj RB Leipzig-ut.
Skuadra franceze dje siguroi kualifikimin në finale pas 25 viteve, duke e mposhtur klubin gjerman me rezultat bindës 3 – 0, transmeton portali arbresh.info.
Por, sipas Sun, PSG-ja mund të jetë pa Neymar shkaku që ky i fundit shkëmbeu fanellën me Marcel Halstenberg, që është në kundërshtim me rregullat e UEFA-s.
Faqja e 31-të e UEFA-s thotë se lojtari është i rekomanduar të mos shkëmbejë fanellën.
“Rikthimi në futboll zhvillohet përmes protokollit. Lojtarët janë të rekomanduar të mos shkëmbejnë fanellat”, është shkruar në faqen e 31-të të UEFA-s.
Në ditët e ardhshme pritet vendimi final i UEFA-s për kapitenin e Brazilit./arbresh.info.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda