Lazio ka lajmëruar sot zyrtarisht për gjendjen e tre lojtarëve yjet të saj, Senad Lulic, Felipe Caiceda dhe Sergej Milinkovic-Savic.
Të tre lojtarët janë lënduar gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve parasezonale te Biancocelesti, me lloje të ndryshme të lëndimit.
Fotografimi i Caicedos tregoj se ai ka lëndim në kofshën e majtë. Trajtime specifike do të merren për lojtarin i cili do të monitorohet gjatë javës për të shikuar shkallën e lëndimit dhe sa do të mungojë ai.
Lulic në anën tjetër duket se nuk do të vonojë shumë pasi që ka lënduar ijën e tij të majtë dhe se planifikohet të jetë gati për të luajtur në ditët në vazhdim.
Në fund, Sergej Milinkovic-Savic është duke u kontrolluar dhe analizat e para tregojnë që ai ka lëndim në ijën e tij të djathtë. Mesfushori serb do të trajtohet vazhdimisht nga mjekët dhe ai pritet që të rikthehet në skuadër ditëve në vazhdim.
Klubi romak shpreson që të tre të jenë gati dhe të luajnë në ndeshjen e parë kundër Sampdoria që zhvillohet pas dy jave. /GazetaExpress/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...