Wembley është i rezervuar me 22 prill për Anthony Joshua.
Stadiumi i famshëm anglez do të pres kampionin në fuqi, mirëpo nuk dihet se kush do të jetë kundërshtari i tij.
Bokiseri britanik që mposhti Povetkinin me 22 shtator po në këtë stadium është i zemëruar që ende nuk ka një kundërshtar për t’i mbrojtur titujt, IBF, WBO dhe WBA.
Anthony Joshua dhe Eddie Hearn:
“Unë nuk e takoj Eddie prej 2 javësh, kështu që nuk e di se çfarë po ndodh. Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur për një luftë të tillë. Ju duhet të dini se kush do të jetë rivali dhe kështu që ju të filloni përgatitjen nga tani. Unë duhet të di që tani. Pse duhet ta mësoj në fund të këtij muaji?”, transmeton indeksonline.
“Çfarë do të bëj, të rri dhe të pres? Jo, duhet të di se çfarë po ndodh kështu që unë mund të filloj përgatitjet. Këto lloj luftimesh, ju duhet t’i përgatisni tre, katër muaj më parë. Ju duhet të dini se çfarë po bëni paraprakisht dhe më pas të bëni testimin e duhur të drogës”, ka thënë Joshua.
Dillian Whyte është përfolur se mund të jetë kundërshtari i tij për këtë datë para se të pres fituesin e revanshit, Wilder- Fury.
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...