Probleme për Cityn, Sterling mund të mungojë kundër Realit

08:57 | 3 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling është në dyshime për ndeshjen kundër Real Madrid në 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Anglezi pësoi lëndim në ndeshjen e djeshme kundër Tottenham dhe sipas Marca, mund të mos jetë në gjendje të rikthehet në fushën e blertë për përballjen me “Los Blancos”.

Për “Qytetarët” kjo ndeshje do jetë shumë e vështirë, sepse nuk janë në formën më të mirë të mundshme, ndërsa klubi madrilenas nuk di për humbje në 22 ndeshje.

Ndeshja e parë do zhvillohet me 26 shkurt në “Santiago Bernabeu”, kurse kthyesja me 10 mars./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme