Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko është duke u stërvitur i vetëm ngase ka probleme me trajnerin Paulo Fonseca.
Marrëveshja mes lojtarit dhe trajnerit nuk është e mirë dhe sipas Sky Sport Italia, boshnjaku është stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët, transmeton lajmi.net.
Dzeku u rikthye në stërvitje, por nuk ishte i mirëpritur me grupin që ishte duke u përgatitur për përballjen ndaj Hellas Veronas.
Situata mes lojtarit dhe trajnerit duket se nuk është duke ndryshuar, andaj është mundësia që 34-vjeçari të largohet.
Këtë edicion, Dzeko ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshje, duke i ndihmuar Romas të renditët në pozitën e tretë pas 19 xhirove.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...