Barcelona ka qenë shumë e duruar me Frenkie de Jong, por situata e kontratës së të cilit vazhdon të shkaktojë shqetësime në kampin e Barcelonës.
Një marrëveshje e re ka qenë në tavolinë prej muajsh, por deri më tani, asnjë përgjigje nuk është dhënë nga mesfushori holandez, i cili bëri rikthimin e shumëpritur në fushë të martën.
Kontrata aktuale e De Jong është caktuar të skadojë në vitin 2026. Barcelona dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij përtej kësaj, me idenë që të ulë pagën e tij për të ndihmuar në problemet e tyre financiare.
Vetë lojtari nuk është në nxitim për të vendosur të ardhmen e tij, megjithëse mund të vendos së shpejti.
Sipas Sport, Barcelona dëshiron që marrëveshja e kontratës me de Jong të finalizohet deri në fund të vitit 2024. Nëse kjo nuk ndodh, ekziston një shans i madh që ai të jetë në listën e transferimeve, gjë që do t’i hapte derën një largimi qysh në janar.
Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain janë disa nga klubet që monitorojnë situatën e de Jong në Barcelonë.
Nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ata me siguri do të fillojnë të konsiderojnë një lëvizje për holandezin.
Është e qartë se Barcelona nuk ka ndërmend ta lërë De Jong të përfundojë kontratën e tij dhe nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re së shpejti, periudha e tij në Katalonjë me siguri do të përfundojë shpejt. /Telegrafi/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...