Dy vite më parë Barcelona nënshkroi me Frenkie de Jong për 75 milion euro, kurse gjashtë muaj më herët Real Madrid kishte shpenzuar 100 milion euro për të nënshkruar me Eden Hazard.
Me mbylljen e afatit kalimtar të hënën, Madridi përfundoi afatin kalimtar të dytë radhazi pa nënshkruar ndonjë lojtarë, kurse trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, iu tha se klubi nuk mund të gjejë as edhe tre milion euro për të blerë një qendër mbrojtës, raporton AFP, transmeton arbresh.info.
“Çfarë dua si trajner nuk është e mundur financiarisht,” tha Koeman në shtator.
Për të zvogëluar tendosjen, lojtarë kyç mund të shiten dhe ata që qëndrojnë mund të marrin zvogëlime të pagave.
“Ne të gjithë jemi në dijeni se sa të vështira janë këto kohë dhe sfidat që na presin muajve të ardhshëm,” tha presidenti i R. Madrid, Florentino Perez në dhjetor.
“Futbolli ka nevojë për ide të reja për ta bërë më konkurrues dhe më të fuqishëm.”
“Një super-ligë do të garantonte qëndrueshmërinë financiare të klubit në të ardhmen,” tha presidenti në largim i Barças, Josep Maria Bartomeo në nëntor.
Pandemia ka goditur Barcelonën dhe Madridin fuqishëm, sigurisht më shumë se rivalët në Premier Ligën Angleze ku kontratat më të mëdha televizive dhe pronarët miliarder kanë ofruar një shkallë të paprekshmërie.
Renovimi 575 milionësh i Santiago Bernabeut dhe plani 800 milionësh i Barcelonës për të shtuar ulëse dhe një kulm në Camp Nou janë projekte afat-gjata.
Barcelona tashmë kishte pagat më të mëdha në Europë para se coronavirusi të godiste. Reali janë paralizuar në tregut e transferimeve që kur shpenzoi 350 milion euro për nënshkrimet e reja në vitin 2019.
“Barcelona, sidomos, kanë qenë kështu qe një kohe,” tha Dr Dan Plumley, një ekspert i financave të futbollit në Universitetin Sheffield Hallam.
“Financat kanë qenë nga dita-në ditë, nga dora-në gojë, gjithmonë duke vepruar në kufi.”
Me përfundimin e pandemisë edhe të ardhurat do të kthehen, pritjet janë që Barcelona dhe Madridi do të jenë ndër të parat që do të përfitojnë.
Derisa humbjet e Barçës për sezonin e kaluar ishin më të këqijat në Spanjë, ata nuk janë të vetëm në Evropë.
Roma, Milan dhe Juventus në Itali, të gjitha raportuan humbje të mëdha, ndërsa Manchester United vitin e kaluar raportoj një borxh prej 474 milion pounds herët në fillim të pandemis./arbresh.info/
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...