Në një ndeshje shumë interesante, Prizreni 16 ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 102:88 (26:20, 29:17, 14:29, 33:22), në kuadër të javës së 14-të për Superligën e Kosovës në basketboll.
Në pesë minutat e para të ndeshjes u zhvillua një lojë e barabartë, por më pas prizrenasit shkëputen në 21:13, ndërsa çerekun e parë e fituan 26:20. Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 55:37.
Por, bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe hynë furishëm në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku ngushtuan shifrat në vetëm tri pikë, 69:66, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Ndeshje shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mysafirët që afroheshin në rezultat dhe shkëputjen e vendasve. Dy minuta nga fundi, prishtinasit afruan rezultatin në 93:88, por në momentet e fundit, prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 102:88.
Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e tetë asistime, Courtney Fells me 14 pikë, 11 pikë, tetë asistime, Michael Green me 21 pikë dhe Alban Veseli me 20 pikë e shtatë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Nick Tomsick me 20 pikë me pesë asistime.
Prizreni 16 ka nëntë fitore dhe katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka shtatë fitore dhe shtatë humbje.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...