Proton Cable Prizreni do të jetë anëtare e Prince Caffe Superligës për edicionin e ardhshëm.
Basketbollistët e Proton Cable Prizrenit fituan ndaj New Basket me rezultat 107:67, derisa në sfidën e parë fituan 93:113, për të siguruar qëndrimit në Superligë.
Prizreni ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren dhe sigurimin në Superligë.
Proton Cable Prizreni ishte renditur në vendin e shtatë në Prince Caffe Superligë, kurse New Basket ka humbur në finalen e Ligës së Parë ndaj Borës.
Tetë skuadrat që do të jenë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll janë Trepça, Peja, Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina, Vëllaznimi, Bashkimi, Proton Cable Prizreni dhe Bora e cila ka siguruar inkuadrimin pasi e fitoi ligën e parë.
Ndërsa Istogu nga viti i ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës së Parë pasi u rendit e fundit në tabelën e Superligës.
Istogasit pas 28 xhirove patën vetëm një fitore dhe 27 humbje./Arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League