Prizreni publikon pamje të reja nga dhuna që u ushtrua ndaj tyre

13:10 | 10 Shtator 2024
D.H

Futbolli në Kosovë po vazhdon të ketë probleme të njëjta tash e disa vite.

Dhuna në futbollin kosovar është pothuajse çdo sezon e pranishme në fushat e blerta, shkruan Arbresh.info.

Një skem e tillë kishte ndodhur edhe në ndeshjen e Ligës së Dytë ndërmjet Deçanit dhe Prizrenit.

Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, nga skuadra e Prizrenit shihet krejtësisht se si sulmohen lojtarët fillimisht nga kundërshtarët pastaj edhe nga tifozët.

Futbollsitët mysafir ishin sulmuar brutalisht nga lojtarët e ekipt vendas dhe tifozët.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e fundit të ndeshjes.

Lojtarët mysafirë janë parë të përgjakur dhe me lëndime pas sulmit që iu bë nga tifozët deçanas./Arbresh.info

Të ngjashme