Prizreni 16 ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 78:102 (19:24, 18:29, 20:27, 21:22), në ndeshjen e parë të xhiros së 25-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Prizrenasit e nisën më mirë me një epërsi prej shtatë pikësh, 4:11, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 19:24. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë për të thelluar edhe më shumë në periudhën e dytë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 37:53.
Basketbollistët e Prizrenit nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 23 pikë, 57:80, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Dhjetë minutat e fundit ishin formalitet dhe Prizreni 16 fitoi 78:102.
Drita ka 25 humbje në 25 në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Prizreni 16 ka 15 fitore dhe dhjetë humbje./Arbresh.info
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...