Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Teutës në udhëtim me rezultat 103:110 (23:19, 15:25, 16:24, 40:26, 9:16), në xhiron e 13-të të Ligës Unike.
Periudha e parë ishte kryesisht e barabartë me vendasit që për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 23:19, përcjell arbresh.info.
Por, prizrenasit rikthehen shpejt duke shkrirë epërsinë dhe kaluan në epërsi 29:30, e më pas zhvillohet lojë me kthesa në rezultat, por në fund të pjesës së parë, mysafirët shkëputen në 38:44.
Çereku i tretë ishte i baraspeshuar, ndërsa durrësakët afruan shifrat në 54:59, kurse më pas prizrenasit sërish shkëputen në 54:68, sa ishte rezultati pas 30 minutash.
Në dhjetë minutat e fundit ndodhi rikthimi i madh, ku vendasit dalëngadalë shkrinë epërsinë dhe Core i Teutës shënon tre pikësh, 13 sekonda para fundit, duke barazuar rezultatin në 94:94, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Gjithashtu edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, por mysafirët ishin më të mirë, duke triumfuar me shifrat 103:110.
Te Teuta u dallua Nasir Core me 33 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime, kurse te Prizreni 16 u dallua Darell Davis me 49 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime.
Teuta ka gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse Prizreni 16 ka tetë fitore e pesë humbje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...