Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike.
Fillimi i ndeshjes ishte interesant, me vendasit që e nisën më mirë 11:5, por mysafirët shpejt e barazuan rezultatin në 13:13 dhe kaluan në epërsi, që e rritën deri në nëntë pikë, 17:26.
Në periudhën e dytë mysafirët ishin bindshëm më të mirë, duke dominuar në mbrojtje e në sulm, dhe si bllokuan në tërësi kundërshtarët që për dhjetë minuta shënuan vetëm shtatë pikë, kurse në pushim shkuan me epërsi të dyfishtë 24:48.
Në periodën e tretë, vendasit ishin më të mirë që arritën të shkrijnë epërsinë në vetëm dhjetë pikë, 48:58, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:71.
Skuadra e Kamzës vazhdoi me lojë të mirë edhe në dhjetë minutat e fundit, ku ngushtoi shifrat në vetëm pesë pikë, 81:86, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Prizreni 16 triumfoi me rezultat 86:95, njofton FFK.
Te Kamza Basket u dallua Gerad Davis me 35 pikë, katër kërcime dhe nëntë asistime dhe Eric Williams me 18 pikë dhe dhjetë kërcime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 21 pikë e nëntë asistime, Courtney Fells me 20 pikë e 13 kërcime, Urim Zenelaj me 13 pikë e 15 kërcime dhe Arti Hajdari me 24 pikë.
Kamza ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka pesë fitore dhe tri humbje./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...