Pritjes i erdhi fundi, Serie A fillon këtë fundjavë

11:20 | 11 Gusht 2022
K.B

Sezoni i ri 2022/23 në Serie A pritet të fillojë këtë të shtunë, më 13 gusht dhe shumica nga klubet kanë përfunduar kompletimin e ekipit dhe janë gati.

Kampionët italianë, Milani e nisin sezonin e ri në Serie A me ndeshjen e parë ndaj Udineses në orën 18.30, ndërsa me të njëjtin orar luajnë edhe Sampdoria-Atalanta.

Të shtunën në mbrëmje luan edhe Interi me Leccen nga ora 20:25, ndërsa në të njëjtin orar, por në ditën e diel luan Roma në udhëtim te Salernitana.

Juventusi sezonin e ri e nis të hënën me fillim nga ora 20:45 ndaj Sassuolos, ndërsa Napoli luan këtë ditë nga ora 18:00 ndaj Hellas Verona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme