Google ADS

Pritja e qytetarëve për përkrahjen e Kosovës përfundon me dhunë

19:47 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

FFK sot ka hedhur në shitje biletat për ndeshjen e radhës që Kosova e luan në kuadër të Ligës së Kombeve.

Këto bileta janë shitur në pikat e IPKO-së në të gjitha qendrat e Kosovës.

Interesimi i madh i qytetarëve krijoi radhë të gjata të pritjeve në të gjitha pikat. Të rinj e të vjetër pritën me orë të tëra, e disa në fund mbetën pa bileta.

Të frustruar nga kjo, qytetarët u revoltuan. Aty intervenoi edhe Njësia Speciale. Ata u treguan të pa mëshirshëm ndaj qytetarëve.

Shufra hekuri e gaz lotsjellës u përdorë ndaj qytetarëve të republikës.

Do të ishte e rugës që FFK herën tjetër të aktivizoj sistemin online për sigurimin e biletave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme