Achraf Hakimi është vendosur të bashkohet me Paris Saint-Germain nga Interi pasi të dy klubet thuhet se kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e 22-vjeçarit maroken.
Hakimi u bashkua me Interin në një lëvizje prej 40 milionë eurosh nga Real Madridi në vitin 2020, por është vendosur të largohet nga Nerazzurrët pas vetëm një sezoni në klub.
Sipas Sky Sport Italia, PSG dhe Inter kanë rënë dakord për një tarifë transferimi për përfaqësuesin e Marokut, i cili do të kalojë në kryeqytetin francez për 60 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Hakimi thuhet se do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me gjigantët e Ligue 1 dhe ai së bashku me Gianluigi Donnarumman do të prezantohen së shpejti.
Donnarumma përfundoi testet e tij mjekësore me klubin francez javën e kaluar dhe do të largohet nga Milani si agjent i lirë.
Sipas korrespodentit të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, Chelsea kurrë nuk bëri një ofertë zyrtare për të nënshkruar Hakimin dhe kështu humbi garën.
Blutë thuhej se ishin të gatshëm të ofronin Emerson Palmierin ose Marcos Alonson në një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar ish-yllin e Realit, por Interi donte të shiste Hakimi vetëm për një ofertë me para të gatshme. /Telegrafi/
“Kosova Kosova” brohorasin kadetët dhe ushtarët amerikanë, O...
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...