Revista prestigjioze franceze ‘France Football’ do ta ndajë sonte (e hënë) çmimin ‘Topi i Artë’.
Pas 10 viteve dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ky çmim prestigjioz pritet të shkojë në duar të tjetër futbollisti.
Ylli argjentinas ka fituar pesë herë këtë çmim ndërsa po aq ka fituar edhe Cristiano Ronaldo.
Por kësaj radhe as Messi e as Ronaldo nuk janë favoritë për ta fituar këtë çmim.
Ylli i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric shihet si favoriti kryesor për ta marrë ‘Topin e Artë’, ndërsa ka fituar këtë vit edhe çmimin si futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA.
Përveç Modricit, në garë për këtë çmim janë edhe Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Raphael Varane.
Treshja franceze janë në këtë mes falë triumfit në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
Futbollisti i fundit që kishte fituar Topin e Artë para epokës Messi-Ronaldo ka qenë braziliani Leite Kaka në vitin 2007.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...