Para Final 8 Kupës së Kosovës, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 64:71 (23:15, 19:22, 9:17, 13:17), në javën e 21-të të Prince Caffe Superligës.
Pas një fillimi të barabartë, kuqezinjtë shkëputen në 19:11, derisa çerekun e parë e fitojnë 23:15. Bardhekaltrit rikthehen në periudhën e dytë për të ngushtuar shifrat, ku pjesa e parë përfundon 42:37.
Perioda e tretë ishte vendimtare, pasi prishtinasit ishin më të mirë për të përmbysur shifrat dhe me lojë të mirë vazhduan edhe në dhjetë minutat e fundit për të fituar 64:71.
Te vendasit u dalluan Myreon Jones dhe Jahenns Manigat me nga 18 pikë, derisa te mysafirët më të mirët ishin Dardan Berisha me 18 pikë dhe Donte Clark me 16 pikë e tetë kërcime.
Vëllaznimi mbetet i pesti me nëntë fitore e 12 humbje, kurse Sigal Prishtina e treta me 14 fitore e shtatë humbje. /Arbresh.info
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...