Klubi i Prishtinës ka pranuar të zhvendoset në kampion nacional, për të zhvilluar dy ndeshjet e para në shtëpi për edicionin e ri.
Federata e Futbollit të Kosovës kërkoi nga klubi nga kryeqyteti të mos luaj në “Fadil Vokrri”, për shkak të fushës së rënduar, shkruan Arbresh.info.
Prishtina ka njoftuar se e ka miratuar një gjë të tillë për të mirëkuptuar kombëtaren e Kosovës që zhvillon ndeshjet e shtatorit.
“Dy ndeshjet e para të kampionatit, java e parë me Feronikelin dhe java e tretë me Malishevën, skuadra jonë do t’i zhvillojë në Hajvali, në kampin nacional. FC Prishtina ka pranuar këtë akt për të mirëkuptuar ndeshjet kualifikuese të Kosovës për muajin shtator. Ndeshja e javës së parë me Feronikelin zhvillohet këtë të shtunë më 12 gusht nga ora 17”, thuhet në njoftim.
Ekspertët e UEFA-s kishin rekomanduar dhe kërkuar që të rinovohet tapeti për ndeshjen që Kosova e luan ndaj Zvicrës, më 9 shtator në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”./Arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit