Sot në konferencën për media u paraqitën Presidenti i Klubit, Blerand Stavileci, drejtori i klubit Florian Miftari, si dhe trajneri i klubit Damir Mulaomerovic.
Temë e kësaj konference ishte kualifikimi Historik në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup, si dhe më të rejat nga klubi Z Mobile Prishtina.
Presidenti Stavileci u shpreh se është tejet i gëzuar me këtë sukses Historik, dhe se përveç që kanë arritur ta bëjnë kryeqytetin krenarë me këtë sukses, ai u shpreh ndër të tjera se edhe emri i Kosovës po lartësohet cdo ditë e më shumë në arenën ndërkombetare nga klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina.
Presidenti Stavileci falenderoi nga zemra PLISAT për atmosferën e krijuar në ndeshjen ndaj Pinar Karsiyaka, duke thënë se ata me përkrahjen e tyre ishin vendimtarë që u shkrua Historia.
Ndërsa sa i përket thashethëmeve të ditëve të fundit ai u shprehë se Prishtina do të vazhdoj të bëj Histori në arenën ndërkombëtare, dhe se ekipi do të forcohet edhe më shumë sepse nuk ka pasur asnjeherë krizë në këtë sezonë tek Z Mobile Prishtina.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...