Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25, 21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte interesant, por në fund prishtinasit shkëputen dhe fitojnë këtë pjesë 19:24. Lojë interesante ishte edhe në periudhën e dytë, por prishtinasit sërish në fund ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me epërsi prej nëntë pikëve, 40:49.
Prizrenasit nuk u dorëzuan dhe në periodën e tretë ishin më të mirë, duke e fituar me rezultat 21:16, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:65, duke e bërë ndeshjen shumë interesante.
Përkundër tentimeve nga vendasit, Prishtina ishte më e mirë në 10 minutat e fundit dhe arriti të triumfojë me shifrat 88:99.Bashkimi ka dhjetë fitore dhe dhjetë humbje, kurse Sigal Prishtina shtatë fitore dhe 14 humbje.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...