Prishtina triumfon në ‘Adem Jashari’, gabon Llapi, fiton Gjilani

15:41 | 11 Mars 2017
Arbresh.info

Prishtina ka triumfuar në ‘Adem Jashari’, duke mundur Trepçën, me rezultat 1-2, të shtunën në javën e 21-të të elitës së futbollit tonë.

Pjesa e parë mes mitrovicasve dhe prishtinasve u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë u shënuan tri gola.

Fillimisht Enis Zaberxha (57’) shënoi golin e epërsisë për Trepçën, ndërkaq, mysafirët në lojën shtesë më anë te Liridon Lecit (90+3) nga penalltia barazuan rezultatin në 1-1, kurse, Mankenda në dy minutat e fundit të kohës shtesë gjeti golin e fitores për Prishtinën.

Në finish të kësaj ndeshje nuk munguan as kacafytjet mes lojtarëve të të dy skuadrave pas akordimit te penalltaisë, nga e cila shënoi Leci.

Ndërkohë, Llapi bën edhe një hap prapa në garën për titull të kampionit, pasi që nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim pa gola kundër Ferizajt.

Kurse, Gjilani e ka mposhtur Hajvalinë në udhëtim me rezultat 1-2, takim ky i zhvilluar në Kishnicë.

Gjilanasit me golin e Berat Ahmetit (39’), zhbllokuan rezultatin ndërsa, Mhamet Pajaziti (75’) barazoi shifrat në 1-1, kurse. Ergon Hyseni (90+3) realizoi golin e fitores për Gjilanin.

Vala Superliga / Java e 21-të

Rezultatet

Hajvalia – Gjilani 1-2

Llapi – Ferizaj 0-0

Trepça – Prishtina 1-2

Nesër takohen:

Liria – Feronikeli

(Kreshnik Vula, Alban Ejupi, Meriton Berisha, Tefik Maloku)

Besa – Trepça ’89

(Bajram Gashi, Fatmir Sekiraqa, Edmond Zeqiri, Ilir Shuleta)

Drita – Drenica

(Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Burim Jahmurataj)

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00

Të ngjashme