Prishtina e ka fituar ndeshjen e dytë miqësore.
Pas disfatës nga rusët e Chaykas me rezultatin minimal 1:0, të udhëhequrit e Zekirija Ramadanit, triumfuan të premten pasdite me rezultatin 2:1 kundër Orenburgut që bën gara në rangun e dytë të futbollit të Rusisë.
Prishtina kaloi në avantazh në minutën e 32-të. Mesfushori i talentuar Qendrim Zyba realizoi nga distanca për mrekulli.
Me të filluar pjesa e dytë, “bardheakaltrit” kryeqytetas dyfishuan rezultatin nëpërmjet mbrojtësit të krahut të majtë, Leonit Abazi. Ai shënoi në minutën e 47-të. Golin e vetëm për Orenburgun e shënoi mesfushori Maksim Palienko nga penalltia në minutën e parë të kohës shtesë.
Ndeshjen e fundit testuese, Prishtina do ta luajë kundër skuadrës Rukh Lviv të Ukrainës, të dielën më 31 janar.
Kryeqytetasit e Prishtinës stinorin vjeshtor e mbyllën në vendin e tretë me 32 pikë pas 18 ndeshjeve, ndërsa Orenburgu në nivelin e dytë të futbollit rus është në vendin e tretë me 54 pikë pas 26 ballafaqimeve.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua