Prishtina sot ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

10:04 | 20 Shtator 2018
Arbresh.info

Skuadra nga kryeqyteti Z Mobile Prishtina sot (e enjte) do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve në basket.

Bardhekaltrit do të presin Donar Groningen nga Holanda, shkruan portali arbresh.info.

Loja do të mbahet me fillim nga ora 20:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Z Mobile Prishtina është kampione e shumëfishtë në Kosovë, ku ditë më parë rrëmbeu edhe Superkupën e Kosovës kundër Bashkimit.

Ndërsa në anën tjetër Donar Groningen është kampione në fuqi e Holandës, derisa në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Final Four të FIBA Europe Cup./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme