Klubi futbollistik, Prishtina është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin e ri, i cili do ta zëvendësojë Zekirija Ramadanin e larguar të premten.
Klubi më i trofeshëm në Kosovë pritet që t’ia besojë punën trajnerit të mirënjohur nga Bosnje Harcegovina, Abdulah Ibrakovic.
“Zeri.info” nga burime të mirë informuara brenda klubit mëson se Ibrakovic shumë shpejtë pritet të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës.
51-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner, ku së fundmi ishte i aktivizuar me skuadrën austriake Kapfenberg.
Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla, Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.
Abdulah Ibrakovic gjithashtu në vitet 2008-2011 ka qenë ndihmës te Përfaqësuesja U-21 e Bosnje Harcegovinës./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...