Prishtina ka shokuar të gjithë me fitoren e arritur në minutën e fundit ndaj Lirisë në Prizren me golin e Mërgim Bekçelit, fitore kjo që ja mundëson Prishtinës që të kërkojë titullin e kampionit në javën e fundit në duelin direkt ndaj Dritës që kryeqytetasit e zhvillojnë në cilësinë e vendasit.
Në një mot me diell dhe atmosferë të mirë, stadiumi i Prizrenit ishte mbushur nga tifozë mysafirë.
“Plisat” krijuan atmosferë impozante në udhëtimin e tyre vendimtar drejt rrugëtimit për titull.
Sfida filloi me intensitet të lartë, ku beteja ishte e përqëndruar kryesisht në mesfushë.
Prishtina tentoi të nxirrte përpara sulmuesit, por mbrojtja e Lirisë u tregua e vëmendshme.
Rastin më të mirë e pati Liria, ku pas një harkimi nga këndi në një situatë brenda zonës skuadra prizrenase arriti të qëllonte tranzversalen.
Pa gola përfundoi pjesa e parë e këtij takimi, kurse ndeshje e mirë u zhvillua në pjesën e dytë.
Prishtina mori në dorë lojën duke dominuar plotësisht.
Basit Khalid në minutën e 87-të kishte rastin më të mirë, kur përballë portierit Edvan Bakaj dështoi të realizonte golin e fitores.
Kur të gjithë menduan se Prishtina është e përfunduar për këtë sezon dhe festa po bëhej gati në Gjilan, në skenë u shfaq Mërgim Bekçeli i cili shokoi të gjithë në minutën e fundit me golin e tij me kokë për të realizuar gol për 1-0 dhe gëzimin e tifozëve në stadium.
Me këtë barazim Prishtina ka 63 pikë në vendin e dytë, tri pikë më pak se Drita që mposhti Trepçën 89 në Gjilan. Një javë para përfundimit të sezonit, Drita nuk arrin të shpallet kampione e Superligës së Kosovës në futboll dhe ndeshja e fundit direkte mes dy skuadrave do të vendosë se kush do të jetë kampion.
Prishtinës i duhet një fitore me dy gola epërsi në duelin direkt ku është në cilësinë e vendasit dhe ku ende nuk është caktuar ku zhvilliohet ndeshja e fundit./Telegrafi/
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...