Sigal Prishtina ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike.
Skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani triumfoi sonte në udhëtim ndaj AEL Limassol, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” përfundoi me rezultatin 67:70.
Diamond Stone me 28 pikë ishte më i dalluari në fitoren e prishtinasve.
Ai u ndihmua edhe Dante Clark me 19 pikë dhe Derrick Wilson me 12 sosh.
Te vendasit më i dalluari ishte Tyrn Flowers, që shënoi 26 pikë.
Prishtina tani numëron pesë fitore dhe dy humbje, teksa renditet e dyta në tabelë me 12 pikë, aq sa ka edhe Peja si e treta.
AEL-i është lider me 13 pikë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...