Google ADS

Prishtina shënon fitore ndaj Flamurtarit

17:06 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Prishtina ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së mbetur të 23-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

“Plisat” kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin Fadil Vokrri kundër Flamurtarit me rezultat 3:0.

Bardhekaltërit që nga minuta e parë e deshën fitoren dhe që nga minuta e parë iu vërsulën portës së kuqezinjve.

Meriton Korenica merr një pasim të saktë në të 16-tën minutë nga Gauthier Mankenda dhe më pas realizon gol të bukur.

Gjashtë minuta pas golit të parë, prishtinasit dyfishojnë epërsinë përmes Mario Morinës, i cili kalon edhe portierin, Flamur Neziri dhe realizon në portën e zbrazët.

Korenica pati edhe një rast të mirë në pjesën e parë duke gjuajtur me kokë nga afërsia, por portieri i mysafirëve ia mohon golin e sigurt.

Duket se Meritoni ishte në formë të lartë pasi që shënoi edhe golin e dytë personal, të tretin për vendasit në të 56 minutë.

Morina nuk arriti të shfrytëzoj një rast të mirë në të 74 minutë kur mori një pasim të saktë nga Armend Thaçi duke e dërguar topin jashtë kornizave të portës.

Isah pati rast të artë për të shënuar golin e parë për mysafirët, por i komplikoi gjërat në momentin e fundit para portierit, Visar Bekajt, dhe e dërgoi topin jashtë kornizave të portës.

Deri në fund të takimit më nuk pati raste për të veçuar dhe kështu, “Plisat” triumfojnë me rezultat 3:0, duke iu hakmarrë për humbjen e para disa javëve në po të njëjtën fushë.

Pas kësaj, Prishtina ngritët në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 50 pikë, përkatësisht ka pesë më pak se lideri, Feronikeli gjersa Flamurtari mbetet në vendin e nëntë me 28 pikë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme