Prishtina reagon kështu pas shortit me suedezët

13:49 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Prishtina udhëton te 13 herë kampioni i Suedisë Norrköping në raundin e parë të Europa League.

Shorti i tërhequr nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës, nxori skuadrën kosovare Prishtinën përballë 13 herë kampionëve të Suedisë, Norrköping.

Në llogarinë zyrtare në Facebook, klubi e ka quajtur si të pafat këtë short të Europa League.

“Raundi i parë i UEFA Evropa Ligë: IFK Norrköping (Suedi) – Prishtina. Prishtina udhëton te 13-herë kampioni i Suedisë Norrköping”, shkruhet në llogarinë zyrtare të Prishtinës në Facebook.

“Prishtina nuk pati aq fat në short pasi që do të udhëtoj te skuadra 13-herë kampion i Suedisë, IFK Norrköping. Ndërsa kampionati i Suedisë deri tani ka zhvilluar 13 ndeshje. Norrköping ndodhet në vendin e dytë me 27 pikë sa ka edhe Malmo në vendin e parë, por me një ndeshje më pak”, vazhdon më tej klubi kryeqytetas.

Shkëndija do të përballet me Dacia Chisinau. Skënderbeu do të ketë punë me Ue Sant Julia të Andorës, derisa Tirana do t’i matë forcat me Maccabi Tel-Aviv FC.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme