Java e 25-të në elitën e futbollit kosovar filloi me befasi ku Liria u ndal nga Besa 2-2 në Prizren.
Dy skuadrat tjera pretendente për titullin e kampionit, Prishtina dhe Drita do të përballen me ekipe të papërshtatshme.
Në qytetin e Pejës, do të luhet derbi i vjetër i futbollit kosovar me Prishtinën që është nikoqire e Vëllaznimit.
Dy ekipet në këtë takim vijnë me synime krejtësisht të kundërta, pasi Prishtina po lufton për titullin e kampionit ndërsa Vëllaznimi për t’i ikur barazhit.
Në dy ndeshjet e para këtë edicion, Prishtina kishte fituar minimalisht 1-0 me një gol në minutën e fundit, ndërsa në ndeshjen e dytë barazuan në Gjakovë 0-0 edhe pse dominuan gjakovarët.
Si kryeqytetasit ashtu edhe gjakovarët kanë nevojë të madhe për pikë dhe gabimi nuk i lejohet asnjërës skuadër dhe kjo pritet ta bëjë ndeshjen tejet interesante.
Interesant pritet të jetë edhe në qytetin e Gjilanit ku do të përballet Drita dhe Flamurtari.
Ashtu si ndeshja që do të zhvillohet në Pejë, edhe kjo në Gjilan do të ketë dy kundërshtarë me synime të ndryshme me Dritën që po kërkon titullin dhe Flamurtarin për t’i shpëtuar rënies.
Drita do të kërkojë ‘hakmarrje’ ndaj Flamurtarit pasi në dy ndeshjet e para këtë edicion kishte barazuar me kryeqytetasit edhe pse ishte favoritë për t’i fituar pikët e plota.
Lideri aktual i kampionatit tonë do të kërkojë fitoren për të mbetur në krye dhe për t’i ikur sa më larg Lirisë pas barazimit në Prizren.
Të dyja takimet zhvillohen me fillim nga ora 14:00. /Telegrafi/
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi