Java e 31-të në elitën e futbollit kosovar ka rezervuar dy super sfida.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku takohen Prishtina dhe Llapi.
Si kryeqytetasit ashtu edhe llapjanët ndajnë pozitën dy dhe tre me nga 69 pikë pas 30 ndeshjeve në elitë, dy më pak se lideri Feronikeli.
Edhe Prishtina edhe Llapin futën në këtë takim me të vetmin qëllim fitoren për të vazhduar garën për titullin e kampionit.
Kjo ndeshje do të jetë e treta këtë edicion mes dy ekipeve, ku nga një fitore kanë marrë të dyja, 2-1 Prishtina në kryeqytet dhe 1-0 Llapi në Podujevë.
Barazimi nuk do të jetë i mirëseardhur për asnjërën skuadër pasi mund të përfitojë Feronikeli.
E pikërisht lideri aktual i Ipko Superligës do të ketë punë të vështirë pasi do ta pres kampionin në fuqi Dritën.
Industrialistët duan vetëm fitore për të vazhduar ta mbajnë pozitën e parë në tabelë.
Ndërkohë Drita që është pa objektiva këtë vit, do të tentojë të respektojë kampionatin duke luajtur fort ashtu si ndaj Llapit dhe Prishtinës.
Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të zhvillohet në Prizren mes dy skuadrave të rëna tanimë nga elita e futbollit kosovar Lirisë dhe KEK-ut. /Telegrafi/
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...