Prishtina pret Bashkimin në ndeshjen e dytë finale

12:41 | 31 Mars 2023
Orgesa Haziri

Të premten me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja e dytë Finale e Superligës së Kosovës në basketboll, në kategorinë e femrave.

Prishtina do të kërkojë “hakmarrjen”, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Bashkimi.

Përballja e zhvilluar në Prizren përfundoi me rezultat 92:76 në të mirë të vendasve.

Këtë stinor Bashkimi dhe Prishtina janë ballafaquar katër herë, ku në katër ndeshjet Bashkimi ka fituar, ashtu si ndodhi edhe në finalen e parë të Play-off-it.

Prishtina synon barazimin e ndeshjeve në seri prej 1-1, kurse Bashkimi në kërkim të fitores së dytë rresht./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme