Sigal Prishtina është përjashtuar nga liga ENBL pas moskryerjen së obligimeve financiare që ka pasur.
“Bardhekaltërit” kanë qenë pjesë e ENBL-së sezonin e kaluar ku kanë arritur të kualifikohen deri në çerek finale të këtij turniri, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa për këtë sezon ata së pari kanë qenë të ftuar e ditën e sotme janë përjashtuar kështu ka bërë me dije vetë ENBL-ja në websiten zyrtar.
Liga Evropiane e Basketbollit Verior e ka përjashtuar nga gara KB Sigal Prishtina, me datë 29.09.2023, për shkak të detyrimeve të paplotësuara financiare.
ENBL falënderon KB Sigal Prishtina për pjesëmarrjen e saj në sezonin 2022-2023, megjithatë, për shkak të kontributeve financiare të pazgjidhura dhe të papaguara, përfshirë një borxh nga sezoni i kaluar, nuk është e mundur të vazhdojmë bashkëpunimin tonë.
Integriteti, vazhdimësia dhe para shikueshmëria janë pjesët kryesore të konkurrencës ndërkombëtare – ENBL do ta sigurojë atë.
Skenari ynë prioritar është gjetja e ekipit zëvendësues sa më shpejt të jetë e mundur”, përkthen Arbresh.info.
Pas përjashtimit nga kjo garë Prishtina nuk do të marrë pjesë në asnjë garë evropiane për këtë sezon./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale