Remzi Ejupi sot feston ditëlindjen e tij të 55-të. Nga viti 2006 udhëheq klubin e futbollit Prishtina dhe është kryetari më jetëgjatë dhe më i suksesshëm në këtë post në histori të klubit. Katër trofe të titullit të kampionit, dy Kupa dhe katër Superkupa ka fituar Prishtina gjatë udhëheqjes së tij.
Dhe, futbollistët së bashku me anëtarët e bordit sot i bënë befasi të këndshme para se të mbahej seanca stërvitore.
“Është ndjenjë e mirë kur të urojnë edhe përkundër moshës e cila vjen e shtohet. Por, gëzimi i plotë do të jetë nëse në fund shpallemi kampion të Kosovës”, deklaroi Remzi Ejupi, raporton Arbresh.info.
Futbollistët, po ashtu përgatitën dhuratë një fanellë ushtrimesh meqë rast nënshkruan emrat e tyre, kurse në emrin e tyre uroi kapiteni, Armend Dallku. /Arbresh.info
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...